Nis takimi i Merkel dhe Macron me liderët e Ballkanit

Kancelarja gjemrane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë nisur takimin me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimorë.

Në takim janë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli.

Pranë tyre janë edhe delegacioni nga Shqipëria, ku në përbërje janë ministri i Jashtëm, Gent Cakaj dhe kryeministri Edi Rama.

Në anën tjetër, përball tyre, janë edhe delegacioni i Serbisë, në përbërje të presidentit Vuçiq e kryeministres Bërnabiq.

Samiti është organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ku pritet të diskutohet edhe lidhur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Të dy udhëheqësit shpresojnë të rifillojnë negociatat. Para konferencës, Macron tha se do të përqëndrohet në “stabilitetin e rajonit, me një fokus të veçantë në gjetjen e një rruge për të rifilluar dialogun midis Serbisë dhe Kosovës”.

Lajmi.net