Nitaj tregon se çfarë është biseduar në mbledhjen e kryesisë së AAK-së

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë kjo parti do të jetë konstruktive si opozitë.

Ai pas takimit të Kryesisë së kësaj partie, në një konferencë për medie , ka thënë se në mbledhje është diskutuar për formimin e institucioneve të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit si dhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të vitit.

“Sapo është përfunduar mbledhja e Kryesisë pas takimit që Haradinaj ka pasur me partinë fituese. Kemi biseduar për krijimin e institucioneve, dhe zgjedhjet lokale. Qëllimi i AAK-së, do jetë që të jetë parti konstruktive edhe në opozitë”, ka thënë Nitaj.

Takimi i Kryesisë së AAK-së është mbajtur pas një bisede që lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka zhvilluat  me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.