Një dritë shprese, tani shkencëtarët thonë se temperaturat e larta e dobësojnë koronavirusin

Tashmë ka një siguri më të madhe te shkencëtarët se me ardhjen e temperaturave të larta, koronavirusi (COVID-19) do ta ketë më të vështirë përhapjen te njerëzit.

Patologët e Universitetit të Hong Kongut, kanë zhvilluar në laborator një kopje të virusit që e shkakton sëmundjen, ku kanë gjetur se se temperaturat e larta kanë impakt mbi sjelljen e virusit. Por, përkundër kësaj, shumë shkencëtarë ruajnë ende skepticizmin e tyre.

“Në ambiente të ftohta, jetëgjatësia e virusit është më e gjatë se në ambiente të ngrohta”, ka thënë profesori i patologjisë John Nicholls për AccuËWather.

Nicholls dhe kolegët e tij kanë formuar një ekip në Universitetin “Sun Yat-se” për të gjetur të dhëna nëse temperaturat e vrasin virusin. Ata janë të sigurtë se të gjeturat e tyre janë të sakta.

“Temperaturat dukshëm mund ta ndryshojnë transmetimin e COVID-19”, thuhet në gjetjen e këtij studimi. Po ashtu, ata kanë theksuar se “virusi është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturave të larta”.

Më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë zyrtare e ka shpallur koronavirusin pandemi globale. Kjo është pandemia e parë pas 11 viteve, sipas Qendrës për Prevencion dhe Kontroll të Smundjeve.

Burimi: Higher temperatures affect survival of new coronavirus, pathologist says