Një i vdekur dhe 3 të plagosur në Prishtinë/ Detajet nga policia (video)

Sot rreth orës 16:00, ka pasur të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur

(E plotësuar) ”4 persona kane ardhur ne emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor,1 ka vdekur, nuk ka arritë me mbijetu. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente” tha zëdhënësi i QKUK, Shpend Fazliu.

Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me kallashnikov.