Një i vdekur e tre të lënduar në një vetaksident në Deçan

Pasditen e së martës në Lëbushë të Deçanit ka ndodhur një vetaksident me pasoja fatale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se në veturën e vetaksidentuar kanë qenë të pranishëm katër persona.

“Në orën 17:17 është pranuar informata për një vetaksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një veturë”.

Ai thotë se njëri nga të lënduarit nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve duke humbur jetën.

“Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv”, ka deklaruar Gashi.

Policia e trafikut është duke u marrë me hetimin e rastit.