Një i vdekur nga zjarri që përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri që ka rënë pak më parë në Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.

Indeksonline raporton se një person tjetër ka pësuar lëndime trupore nga ky zjarr.

Zjarri ka rënë në njërën nga dhomat e Shërbimit Emergjent të kësaj Klinike, teksa akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Indeksonline është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, aty ku janë edhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës, që po merren me hetimin e rastit.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes.