Një mashkull dhe një femër sulmojnë policët në Graçanicë

Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një mashkull dhe një femër mbrëmë në Graçanicë.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit ishin duke qëndruar jashtë një lokali gjatë orës policore, dhe pasi kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i kanë sulmuar.

“Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në detyrë zyrtare, kanë hasur disa persona të cilët kishin qëndruar jashtë  një lokali gjatë orës policore. Gjatë identifikimit të tyre, të dyshuarit një mashkull dhe një femër, dytë kosovarë kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe i kanë sulmuar ata fizikisht. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara, është liruar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Dy zyrtarë policor meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta dhe u është ofruar ndihma mjekësore, njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tej në njoftim./Fokusi.info/