Një person hidhet nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë

Një person në Vlorë është hedhur nga trageti rreth një milje para ankorimit. Abcnews.al mëson se pas hedhjes, ai është marrë nga një varkë.

Personi i paidentifikuar është hedhur nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30

Burime nga policia bëjnë të ditur se personi që është hedhur nga trageti nuk është identifikuar pasi ka qenë i paregjistruar.