Një person me skuter goditet nga vetura në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në lagjen Emshir në Prishtinë.

Afër parkut të qytetit, një person me skuter është goditur nga një veturë.

Siç shihet në këto pamje të Indeksonline,  vozitësi i skuterit nga goditja ka dalë jashtë rrugës, në trotuar.

Sipas dëshmitarëve, ai momentalisht është pavetëdije.

Ndërsa, qytetarët po mundohen t’i ofrojnë ndihmë.