Turqia goditet nga një tërmet i fortë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ka goditur mëngjesin e sotëm Turqinë.

Lëkundjet e forta që kanë rënë rreth orës 7:44 minuta, me orën lokale, e kanë pasur epiqendrën rreth 263 km Izmir. Tërmeti është ndjere edhe në Rodos, Greqi.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi 10 kilometra. Deri tani nuk ka njoftime për viktima.