Njerëzit “tmerrohen” nga tingulli i çuditshëm që lëshojnë koalat (video)

Me gëzofin e tyre të butë gri dhe fytyrat e ngjashme me ariun, koalat janë pa dyshim një nga krijesat më të lezetshme dhe të dashura në mbretërinë e kafshëve.

Por ndërsa koalat mund të duken bukur, një video e re ka zbuluar se tingulli që ata bëjnë nuk është aq i adhurueshëm.

Një video e një koale që lëshon tingullin e çuditshëm është ndarë në “Twitter”, dhe njerëzit nuk janë më aq të dashuruar me to. Ata kanë komentuar se ky tingull i ka tmerruar dhe se nuk e prisnin aspak që tingulli i tyre të ishte i tillë dhe i ngjashëm me të një derri.

“Unë nuk e di sesi mund të tingëllonte një koalë, por nuk e mendoja kështu. Ata nuk janë më të lezetshëm.”

https://twitter.com/i/status/1221853097380777984