Prag lufte me Ukrainën? Rusia shton anijet luftarake në Detin e Zi

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës sa i përket përplasjeve për kufirin duket se po arrijnë kulmin. Së fundmi, ditën e sotme dy anije luftarake ruse kaluan ngushticën e Bosforit për të shkuar në Detin e Zi, ndërsa 15 anije më të vogla u vendosën në det. Ukraina ka mbështetjen e perëndimit dhe SHBA-ve.

Përforcimet detare ruse përkojnë me shtimin e trupave të shumta pranë kufirit me Ukrainën, gjë të cilën Moska e ka quajtur një stërvitje të përkohshme mbrojtjeje. Por këto veprime vijnë pas shkallëzimit të luftimeve në pjesën lindore të Ukrainës mes seperatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase.

Nga ana tjetër marrëdhëniet e Rusisë me SHBA duket se janë acaruar pas dëbimit të 10 diplomatëve rusë nga presidenti Joe Biden. Të njëjtën gjë bëri edhe Putin me 10 diplomatë amerikanë ditën e djeshme në shenjë hakmarrjeje.

Burimi: finance.yahoo |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania