Dardan Molliqaj i jep fund beqarisë, po martohet me ministren Besa Shahini

Ka kohë që në media është përfolur për lidhjen e dashurisë mes deputetit Dardan Molliqaj dhe tashmë ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit.

Tashmë çifti kanë vendosur që këtë lidhje ta shtyjnë një hap më tutje.

Gazeta Blic njofton se çifti do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë këtë të diel në një nga restaurantet e Tiranës.

Madje sipas GazetaBlic njoftohet se çifti ka zgjedhur të bëjë një dasmë të vogël, ku të ftuar do jenë vetëm rrethi i tyre i ngushtë.