Njoftohet për sulm me raketë, momenti kur kryeministri izraelit dërgohet me shpejtësi në “bunker” (video)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u detyrua të dërgohej në një “bunker”, pasi një raketë u hodh nga Rripi i Gazës, në qytetin ku ai po priste të bënte një vizitë.

Kanë qenë stacionet televizive izraelite ato që kanë treguar se si Netanyahu, i cili po bën fushatë për të qëndruar në krye të partisë konservatore Likud në zgjedhjet e brendshme, ishte shoqëruar drejt “bunkerit” nga truprojat.

Stacionet raportuan se ai ishte dërguar atje pasi filluan sirenat, por më pas u kthyen për të rifilluar ngjarjen.

Ndërsa Netanyahu pritet të mbajë udhëheqjen e Likud, ai përballet me një betejë të ashpër përpara zgjedhjeve të përgjithshme të marsit në Izrael, pasi ai dhe rivali tij centrist Benny Gantz nuk arritën të sigurojnë shumicën në dy votimet e mëparshme. Qëndrimi i Netanyahu në këtë post është vënë në dyshim, pas akuzave për korrupsion.