Noizy paralajmëron një koncert, thotë se do të jetë më i madhi në historinë e hip-hopit shqiptar

Reperi i njohur, Noizy mbetet aktiv me koncerte dhe projekte të ndryshme muzikore.

Por reperi nga Shqipëria ka së fundmi ka bërë një paralajmërim për një koncert me përmasa të mëdha.

Përmes një postimi në Instagram, Noizy thotë se koncerti do të jetë më i madhi i hip-hopit shqiptar, ndërsa nuk do të mungojnë edhe emra të njohur nga Italia, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Rigels Rajku (emri i plotë) zbuloi se ky koncert do të mbahet në muajin gusht, por ai nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me datën e mbajtjes së tij.

“Koncerti më i madh në historisë e hip-hopit shqiptar do të mbahet në gusht. Do të ketë të ftuar ndërkombëtar nga Italia, Britania e Madhe, Gjermania dhe mbrëmja do të mbyllet me grupin që bëri histori në trojet shqipfolëse OTR, kush mund ta gjejë datën e saktë?”, ka shkruar reperin në postimin e tij në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CcAq6M8sJBl/?utm_source=ig_web_copy_link