“Nuk dalim nga zyra e Bashkisë”, Lleshaj: Urojmë askush të mos çmendet

Në një takim me prefektët, Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj komentoi deklaratat e kryebashkiakëve të djathtë, të cilët janë shprehur se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, për t’i lënë vendin të zgjedhurve vendorë më 30 qershor.

“Urojmë askush të mos çmendet dhe të mos kemi situata të tilla. Mandati i të zgjedhurve vendorë është i përcaktuar qartë, 4 vjecar. Më 30 qershor ka ndodhur zgjedhje në Shqipëri, të certifikuara nga autoritetet përkatëse. Uroj të mos kemi situata të kësaj natyre, ku njerëz të caktuar të mos dalin nga binarët shtetërore.” -u shpreh Lleshaj.