Nuk është Lali, kush është Erioni nga Tirana që po mbron Ramën në Amerikë (video)

Kryeministri Edi Rama gjendet në Washington për një vizitë zyrtare.

Ai ka postuar në Facebook një video, ku gjendet bashkë me Erion Bektashajn i cili prej 22 vitesh jeton në SHBA dhe punon si polic në Uashington.

Ai shprehet me shaka se ai është nga Tirana por nuk është lali (në referencë për kryebashkiakun Erion Veliaj).

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Në Uashington DC me Erionin nga Tirana, jo Lali po është një Erion tjetër që ka 22 vjet këtu dhe shikojeni ky më mbron mua këtu, shikojeni . Përshëndetje në Tiranë.

Erion Bektashaj: Përshëndetje, përshëndetje mirëserdhët në Amerikë

Edi Rama: Mirësererdhe në Amerikë, e sheh ?

Erion Bektashaj: Mirësererdhe në Amerikë

Edi Rama: Hajde God bless USA, god bless Albania (Zoti e bekoftë Amerikën, zoti e bekoftë Shqipërinë)

Erion Bektashaj: God bless Albania, god bless you sir! ( Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti ju bekoftë zotëri)