“Nuk ka qenë e lehtë të votohet Gjykata Speciale, por kemi qenë të mbështetur për muri”

“E votuam Gjykatën Speciale sepse kemi qenë të mbështetur për muri dhe që me i hap perspektivë Kosovës”, – kështu u shpreh deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Ai mes tjerash deklaroi se sikur të mos e bënin këtë gjë, partia e tij do të akuzohej për bllokim të proceseve të rëndësishme.

“Gjykata Speciale ka ardhur për shkak të bashkëpunimit të disa politikanëve të Kosovës dhe disa përfaqësuesve të shoqërisë civile me Dick Martin, Del Ponten dhe me shërbimin serb, për t’i eliminuar nga skena politike individët e caktuar dhe për t’i dhënë goditje Kosovës”.

“Sikur ne të mos e votonim Gjykatën Speciale, bllokada aktuale e Kosovës do t’i atribuohej lidershipit të PDK-së. PDK ka qenë e mbështetur për muri për shkak të shpifjeve”.

“Ka qenë një prej vendimeve më të rënda prej se jam deputet, sepse ka qenë sakrificë individuale personale. Nuk ka qenë e lehtë për ne që të votohet kjo gjykatë, por kemi qenë të mbështetur për muri që me i hap perspektivë Kosovës dhe të mos akuzohemi pastaj se ne po e bllokojmë Kosovën”.

“Mendoj që më së miri çështja e deklaratës së Prokurorisë Speciale e konfirmon atë që kjo gjykatë është politike dhe prej fillimit ka qenë si e tillë dhe e ka pasur për qëllim ta godasë të ardhmen e Kosovës”.