Nuk respektoi rregullat për Covid, shikoni reagimin e Cristiano Ronaldo kur i afrohet një stjuarte e stadiumit

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo duket se ka harruar të respektojë masat shëndetësore për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Gjatë sfidës së mbrëmjes së djeshme kundër Kroacisë, 35-vjeçari po ndiqte takimin e parë të Ligës së Kombeve pa maskë mbrojtëse.

Njëra prej stjuarteve të stadiumit “Do Dragao” i kërkoi me mirësjellje sulmuesit të Juventusit të vendoste maskën. Kapiteni i kampionëve të Europës iu bind urdhërit të stjuartes.

Megjithëse një yll futbolli, Ronaldo duhet ta kuptojë se respektimi i rregullave të mbrojtjes nga COVID-19 janë detyrim për të gjithë.