Nuk shoh dallim të letrës së Trampit dhe asaj të Bajdenit

Ish-Kryetari i LKÇK-së dhe ndihmësi i Komandantit të Zonës Operative të Shalës në kohën e UÇK-së, Sabit Gashi ka thënë se nuk sheh dallim përmbajtësor të letrës së Trampit e vitit 2018 nga ajo e Bajdenit e vitit 2021, dërguar Vuçiqit, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Nuk shoh dallim përmbajtësor të letrës së Trampit e vitit 2018 nga ajo e Bajdenit e vitit 2021, dërguar Vuçiqit. As Bajdeni i 2021 nga ai i 2014 nuk besoj se do të dalloj, pavaresisht se atëherë ishte zv. President kurse sot është President. Do te jetë i njejti në raport me Marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi. Dallim përbën fakti se Trampi në të njejten kohë, në 2018, i pati dërguar letër edhe Presidentit të Kosovës dhe ky fakt ishte shkak që nuk u pat lexuar nga politikanët e Kosovës as letra e Trampit për Vuçiqin e as ajo për Thaçin.