Nxënësit e klasave të nënta testojnë sot njohuritë në matematikë

Nxënësit e klasave të nënta do të testojnë sot njohuritë e tyre në lëndën e matematikës.

Testimi nis në orën 10.00 të mëngjesit dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Pas testit të gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe, sot përmbyllen edhe provimet e klasave të nënta.

Sipas skemës së miratuar, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen në notë.

Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, ku dy mësues të lëndës do të bëjnë vlerësimin e të njëjtit test në mënyrë të pavarur njeri-tjetri.

Testet do të mblidhen dhe do të korrigjohen në qendrat e vlerësimit të njësive arsimore vendore të çdo rrethi. z.tosku/atsh