OBSH jep lajme të mira: Këtë javë kemi pasur një rënie të infektimeve

Javën e kaluar sipas OBSH, Europa dhe bota patën një rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës, Tedros Adhanom, tha se kjo është hera e parë që shihet ulje e infeksioneve që nga muaji shtator.

Sipas tij, kjo vjen për arsye të efektshmërisë së masave të vështira, por të domosdoshme që morën të gjitha shtetet.

Megjithatë, Tedros bëri apel për kujdes.

“Është një lajm i mirë, por duhet të interpretohet me shuam kujdes. Përparësia mund të humbasë shuam lehtësisht”, tha ai.