Operohet ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është nënshtruar një operimi, raporton Fokusi.info.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministri Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, nga apendixi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile.Ministri Latifi i është nënshktruar një intervenimi kirurgjik, nga apendixi.