Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale

U.D i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se e mbështesin protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale, raporton Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, 24 dhjetor 2022, ora 14:00, sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Postimi i tij i plotë:

Organizata e dala nga lufta e UÇK-së, mbështesin protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale.

Me këtë rast, ju bëjmë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, 24 dhjetor 2022, ora 14:00, sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.