Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestojnë në tërë Kosovën me nga 99 persona, më 9 korrik ora 12:00

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të protestojnë me datën 9 korrik ora 12:00 me moton: “NË MBROJTJE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”, shkruan Fokusi.info

Kjo është konfirmuar sot në një konferencë të mbajtur pak më parë.

Nasim Haradinaj deklaroi se protesta e tyre do të jetë simbolike duke vendosur kështu që të gjitha degët e tyre të në të gjitha komunat e Kosovës mbajnë këtë protestë në orën e njëjtë 12:00, në të cilën do të marrin pjesë nga 99 veteranë dhe të burgosur politikë.

Ai ka thënë se fjalimi i njëjtë do të lexohet në të gjitha këto komuna, nga një vetaran dhe nga një i burgosur politik.

Kjo siç ka thënë ai do të jetë në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë për tubime.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë Ligjin për specialen, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë./Fokusi.info/