Osmani: Avdullah Hoti do të raportojë në Kuvend, para se të niset për në SHBA

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të kërkojë nga Kryeministri Avdullah Hoti që të raportojë para vizitës në SHBA, ka bërë të ditur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se do t’i kërkojë Hotit që të raportojë para Kuvendit, duke marrë parasysh rëndësinë e dialogut.

“Unë do të kërkoj nga Kryeministri Avdullah Hotit që të raportojë para Kuvendit, para se të niset për në SHBA. Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj, duhet të debatojmë me deputetët lidhur me qëndrimet që do të mbajë.”, tha Osmani.

Këto deklarata, Kryeparlamentarja i ka bërë pas mbledhjes së mbajtur me Kryesinë e Kuvendit.

Ndryshe, Hoti bashkë me Presidentin Hashim Thaçi do të udhëtojnë për në SHBA më 27 qershor ku pritet të takohen me palën serbe, nën ndërmjetësimin e Richard Grenellit dhe Robert O’Brien.