Osmani takon Ramen: Diskutime e koordinim në të mirë të Kosovës e Shqipërisë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Osmani ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar dhe janë koordinuar në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot në Tiranë në takim me Kryeministrin Rama! Diskutime e koordinim në të mirë të Kosovës e Shqipërisë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.