Osmani: Të sqarohet çdo dilemë rreth licencës së Klanit, ‘pa ndërhyrje’ 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një deklarate për media ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

Osmani ka thënë se çdo dilemë ligjore lidhur me rastin e licencës së Klan Kosova duhet të sqarohet deri në fund nga instancat përkatëse të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Në reagim thuhet se Osmani pret që një gjë e tillë të bëhet duke zbatuar ligjin, pa ndërhyrje dhe bazuar në parimet e paanashmërise dhe integritetit.
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës: