Osmani thotë se nuk takohet me Vuçiqin pa i vendosur sanksione Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të ketë takim me presidentin serb, pa vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, për sulmin terrorist në veri të vendin më 24 shtator.

Ajo këto deklarata i ka bërë para mediave në hapje të samitit të Komiteti Politik Evropian, që po mbahet në Spanjë.

“Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiqit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat”, tha Osmani.

Mediat ndërkombëtare kishin raportuar se ishte duke u tentuar që gjatë këtij samiti të organizohej një takim ndërmjet Osmanit dhe Vuçiqit./fokusi.info/