OVL e UÇK-së njofton se avokati Tomë Gashi përfaqëson juridikisht këtë organizatë

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se Tomë Gashi është avokati që përfaqëson këtë organizatë.

Në një njoftim për media nga OVL e UÇK-së kanë bërë të ditur se avokati Gashi është i autorizuar që ta përfaqësojë juridikisht këtë organizatë deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës të OVL-së.

“Sqarojmë opinionin e gjerë se avokati Tomë Gashi është i autorizuar që ta përfaqësojë juridikisht Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës të OVL-së së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate./Fokusi.info/