OVL UÇK i reagon deputetes së VV-së Fitore Pacolli

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila tha se kryeministri Ramush Haradinaj ka dërguar nënën e tij (Nënë e dëshmorëve të UÇK-së) për shërim jashtë vendit, e ajo ishte për shërim në Tiranë, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati përveç se ka përkujtuar 21-vetorin e rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjeneral Shkëlzen Haradinaj, ka thënë se ajo që na bënë të turpëruar sot para Veprës së tyre është deklarata e Deputetës Fitore Pacolli e cila kinse mundohet të kursej vlera monetare për Popullin duke përgojuar Nënë Rukën, Nënën e legjendarëve Shkelzen e Luan Haradinaj, atyre që nuk kursyen as jetën për Popullin dhe Kosovën.

Postimi i plotë i Gucatit: