OVL UÇK reagon ndaj vrasjes së Qerim Kelmendit

OVL UÇK ka reaguar ndaj vrasjes së luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi, transmeton Fokusi.info.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e mëpastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi.

Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për Ne.

Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria.

Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij!

Prishtinë, Kryesia e OVL UÇK-së                                27 shkurt 2020 Kryetari Hysni Gucati