Pal Lekaj i siguron drutë: Po fillojmë përgatitjet për një dimër më të vështirë sesa herave të tjera

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka treguar se ka filluar me përgatitjet për këtë dimër.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se dimri do të jetë më i vështirë sesa herave të tjera.

“Po fillojmë përgatitjet për një dimër më të vështirë sesa herave të tjera. Me mungesë të energjisë elektrike dhe rritje të çmimeve të produkteve esenciale”, ka shkruar Lekaj./Fokusi.info/