Pamje apokaliptike nga La Palma! Vullkani shkatërron mbi 1 mijë ndërtesa, evakuohen 6,000 banorë

Prej rreth 1 muaji ishulli La Palma në Spanjë, i cili çdo vit vizitohet nga mijëra turistë, është “pushtuar” nga vullkani Cumbre Vieja.

Sipas mediave të huaja, pothuajse 6,000 banorë janë evakuuar, ndërsa rreth 1,186 ndërtesa janë shkatërruar. Vullkani vazhdon të nxjerrë llavë nga krateri i tij. Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar 21 tërmete, teksa edhe banorët e fshatrave aty afër ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre.

JOQ