Pamje nga festivali “Sunny Hill” (video)

Sonte filloi Sunny Hill festival.

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në Parkun e Gërmisë për natën e parë të festivalin “Sunny Hill”, shkruan rtv21.tv

Në natën e parë të këtij festivali para publikut do të performoj edhe këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus.

Deri tani në skenën e madhe të këtij festivali para publikut kanë performuar Xuxi, Kejsi Tola, Zhagg, Art Lokaj, Yll Limani, Tuti Turumtu.

Më poshtë mun t’i shihni disa prej këtyre performancave.

Në natën e dytë në skenën e festivalit do të performojnë emrat e njohur si: Ledri Vula, Gashi, Lumi B, PINT, Barny Fletcher, Kida, Buta, Nush, Gamblemania, DJ Flow dhe DJ PM me DJ Dagz. Ndërsa, në natën e fundit të festivalit,  para publikut kosovar do të dalin emrat e njohur të muzikë elektronike si: Generik, Meduza, Bondax, Mark dhe Kremont, Karma Kid, Klangkarussell, Rrrron, Kamu Aksell, Astrit Kurtaim, Tchako, Ampov dhe përmbyllja me super yllin Calvin Harris.