Pamje nga futja me dhunë e protestuesve pro-Trump brenda Kongresit Amerikan

Mbështetës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kanë hyrë sot në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Aty po zhvillohet procesi i certifikimit të votave elektorale nga zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020.

Pamjet që po raportohen nëpër rrjetet sociale, shihen se si protestuesit janë brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit.

I ashpër ishte dhe reagimi i presidentit Trump pas këtyre zhvillimeve.

“Nuk do të dorëzohemi asnjëherë, do ta ndalojmë këtë vjedhje votash”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.