Pamje nga shtëpia e policit të vrarë në veri

Një ngjarje tragjike po shënon ditën e sotme në vendin tonë, pasi është kryer një sulm i cili po cilësohet terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara është vrarë një rreshter i policisë e një tjetër ka mbetur i plagosur në fshatin Banjskë të Leposaviqit.

Siç raportohet polici i vrarë mëngjesin e sotëm është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. Zyrtari i forcave të rendit, u qëllua për vdekje në orën 2:34 të mëngjesit, në një pritë nga bandat kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri, Albin Kurti i kanë shprehur ngushëllime familjes Bunjaku për humbjen e Afrimit, teksa nga shtëpia e të ndjerit janë publikuar edhe pamje, ku shihen të pranishëm forca policore si dhe ekipi mjekësor.

Pamjet nga shtëpia e policit janë siguruar nga KlanKosova.