Pamje të tmerrshme nga Koronavirusi – shikoni si “paketohen” njerëzit në Kinë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka arritur mbi 900, ndërsa zyrtarët kinezë të shëndetit raportuan 97 vdekje të reja vetëm të dielën. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë janë raportuar 3.062 raste të reja të virusit, duke i dhënë fund prirjes shumë ditëshe të rënies së numrit të rasteve që kishte sjellë shpresat se masat e kontrollit do të funksiononin.

Ndërkohë në internet qarkullojnë video të tmerrshme, të familjeve që nxirren zvarrë nga banesat, rrugë të boshatisura dhe supermarkete që po u mbaron ushqimi.

Në videon e mëposhtme shihet sesi një grua e prekur nga koronavirusi “paketohet” në një kafaz të vogël dhe të izoluar dhe transportohet me makinë drejt një destinacioni të paditur.

Pas mbylljes në kafaz, dëgjohen ulërimat e gruas, e cila u nda nga bashkëshorti.