Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, diplomati kinez shkel me këmbë njerëzit

Një foto ku shihet ambasadori kinez duke ecur mbi kurrizin e njerëzve në ishullin e Paqësor, Kiribati, ka shkaktuar furtunë të vërtetë në mediat sociale.

Ky imazh u publikua nga një diplomat i lartë amerikan, i cili e cilësoi këtë akti si një sjellje të papranueshme.

Në lidhje me këtë çështje reagoi sot edhe Pekini zyrtar, duke hedhur poshtë kritikat e ngritura.

Ministria e Punëve të Jashtme kineze tha se ambasadori i saj, Tang Songgen po merrte pjesë në një ceremoni tradicionale të mirëseardhjes dhe ai ky është një rit tradicional.