Pandat sulmojnë punonjësen e kopshtin zoologjik

Një video shqetësuese nga kopshti zoologjik Chongqing në Chongqing, Kinë, tregon dy panda duke sulmuar një vajzë nga stafi teksa ajo hynte në ambientet e tyre për t’i ushqyer. Daily Mail publikoi një video të sulmit, i cili fatmirësisht nuk pati një përfundim fatal dhe që u regjistrua nga dëshmitarët të martën, më 23 prill.

Siç mund ta shihni në video, kur punonjësja e kopshtit zoologjik hyn në ambient, një panda i vërsulet menjëherë dhe tjetra e ndjek pas. Më pas panda e parë sulmon nga këmbët e punonjësen e kopshtit zoologjik, ndërsa panda e dytë kërcen mbi kurrizin e shokut të saj dhe rrëzon kujdestaren në tokë.

Një nga pandat pastaj fillon të kafshojë dorën e vajzës dhe përpiqet të arrijë fytyrën e saj ndërsa ajo përpiqet të shmangë të dy kafshët.

Pasi një nga pandat u lodh dhe vrapoi në një pemë aty pranë, vajza arriti të çlirohej dhe nga ndihma e një kolegu.

Po pse ata që e ndiqnin skenën nuk ulërisnin?

Sepse besonin se është lojë. Por nuk ka qenë lojë. Raportimet lokale theksojnë se gardianja është sulmuar për shkak të “papërvojës” së saj.

Sulmet e pandave ndaj njerëzve janë mjaft të rralla. Një artikull i USA Today i vitit 2022 pretendon se “nuk ka të dhëna që një panda të vrasë një njeri”. /tesheshi.com/

Lini një Përgjigje