Parashikimi i motit

Të premten e të shtunën do të jetë ngrohtë, me më shumë diell, e të shtunën vranësira kalimtare dhe erë.

Ditën e diel mot më i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe borë. Në fillim të javës më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Cilësia e ajrit në ditët vijuese në përmirësim. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe të mira.

8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të  vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.

10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.

11.04 – Kthjellët dhe diell.  Në mëngjes më ftohtë.

Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme.  Minimalet luhaten ndërmjet 5C deri 7C, e të dielen mund të zbresin edhe në 2C.  Maksimalet të enjten në rënie në 14C, më pas deri të shtunën në rritje në 20C, e ditën e diel zbresin në 8C.

Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5-16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6-13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales./Fokusi.info/