Parashikimi i motit

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-20 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C.