Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu.

Sipas tyre, në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme, ku temperatura minimale do të jetë 2 gradë celsius, ndërsa maksimalja 13.

“Një ditë që do t’i ngjasoj stinës së vjeshtë së vonë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.