Parashikimi i motit

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të mirë.

Kjo situatë meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik, sipas IHK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14- 19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale.

Riga të dobëta shiu mund të ketë të hënën, vetëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.