Parashikimi i motit

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.” thuhet në njoftimin e IHK-së.

Tutje bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.