Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar.

Këto masa, sipas IHMK-së, do të kushtëzojnë mot të ftohtë dhe me pak reshje bore.

“Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës. Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente.” thuhet në një postim në Facebook të Institutit.

Derisa era vazhdon të mbetet prezente në drejtimin verilindje dhe veriperëndim, e shpejtësia e saj parashihet të jetë e ndryshueshme.