Parashikimi i motit

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.