Parashikimi i motit në Kosovë për të premten dhe të shtunën

Cikloni dytësor nga cikloni kryesor “Elli” që po kalon mbi Evropën Qendrore do të shtrihet edhe mbi rajonin tonë gjatë ditëve të ardhshme, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “ky ciklon pritet të sjellë vranësira, e nga pasditja e ditës së premte dhe në fundjavë priten reshje të reja shiu. Reshjet pritet të jenë më intensive ditën e shtunë. Në vise malore do të ketë vetëm reshje bore. Ditën e diel reshjet pritet të pushojnë, derisa temperaturat do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare”.

Sipas PW, “vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, e gjatë orëve të mbrëmjes kohë pas kohe mund të rriten në vlera të pashëndetshme”.

Parashikimi për periudhën 6-7 mars:

6.03.2020 – Kryesisht me vranësira. Në mëngjes ftohtë, mundësi për riga lokale shiu. Ditën më butë. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-12m/s. Indeksi UV: 3.

7.03.2020 – Kryesisht vranët me mot të butë. Paradite riga lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive. Në vise kodrinore-malore borë. Gjatë mbrëmjes më ftohtë. Paradite do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-7m/s, e nga orët e pasdites do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme verilindore 7-12m/s . Indeksi UV: 2.