Parashikimi i motit për Shqipëri

Masat e nxehta, të cilat qarkulluan në vend, do të pësojnë tërheqje  gjatë kësaj jave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri ditën e enjte, gjatë orëve të mesditës, përgjithësisht do të mbizotërojë zhvillimi i vranësirave. Përkohësisht në disa zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe, si dhe me breshër të izoluar.

Era përgjithësisht do të mbizotërojë në drejtimet juglindje-veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar nga një dallgëzim i ulët./atsh