Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell njofton Prishtina Weather. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e më vonë edhe ndonjë rrebesh me bubullimë.

Njoftimi i plotë:

24.05 – Më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e më vonë edhe ndonjë rrebesh me bubullimë.

25.05 – Vransira të ndryshueshme, e pasdite më vonë rrebeshe shiu me bubullima.26.05 – Vransira e intervale me diell.

Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima.

Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.